Shpërndanin kokainë në kryeqytetin grek, arrestohen 4 shqiptarë (EMRAT)

Shpërndanin kokainë në kryeqytetin grek, arrestohen 4 shqiptarë (EMRAT)

Gjatë një operacioni nga policia greke janë arrestuar 4 shqiptarë pasi shpërndanin lëndë narkotike në një zonë të kryeqytetit grek, Athinë.

Ky operacion ka filluar që nga muaji qershor i 2023, ku policia arrestoi dy persona dhe 1 tjetër e shpalli në kërkim. Po në tetor të vitit të kaluar nëpërmjet përgjimit të telefonatave u identifikuan  dhe 2 të tjerë, Ardiano Xhangollari, 44 vjeç dhe Manuel Toska, 35 vjeç.

Ndërkohë që bashkëpunëtoret e tyre u zbuluan, bënë të ditur se në këtë grup ishte dhe një grua 50 vjeçare dhe një shtetas grek. Armando Bregasi, 30 vjeç, Kozeta Bregasi, 52 vjeçe, Enis Morava, 39 vjeç, Euklid Ago, 35 vjeç dhe Arben Memajdini, 40 vjeç,  Vasileios Dhiamantopoulos, 35 vjeç ,dhe një person tjetër që nuk është identifikuar akoma.

Policia sekuestroi 219 gram kokainë, 180 gram marijuanë, barna, 22 mijë 460 euro, 50 paund, pistoletë me ajër, 8 celularë, 3 peshore elektronike, karta dhe libreza bankare, shkrime dore si dhe automjetet luksoze 2 “Audi Q5” dhe 1 “VW Golf” si dhe 2 motora.

Ndërkohë që nën arrest janë Armando Bregasi, Kozeta Bregasi, Ardiani Xhangollari, Manuel Toska dhe Vasileios Dhiamantopoulos , janë vendosur në kërkim Enis Morava, Euklid Ago dhe Arben Memajdini.  Për policinë Arben Memajdini  nuk është  i panjohur pasi rezulton i arrestuar edhe në vitin 2016 në qytetin Gjirokastrës me 5.3 kg marijuanë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Aktivitetet e Javës Kulturore Evropiane nisin nga Shkodra, koncert i veçantë nga muzikantë me aftësi ndryshe

Aktivitetet e Javës Kulturore Evropiane nisin nga Shkodra, koncert i veçantë nga muzikantë me aftësi ndryshe