Një 28-vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi u kap duke shitur kokainë e kanabis në lokalet e natës në Vlorë.

Kokaine dhe kanabis i ndarë në doza gati për shitje iu gjetën një 28-vjecari pas një kontrolli fizik që uniformat blu i bënë, nisur nga disa dyshime dhe njoftime paraprake.

I riu dyshohet se këto doza të lëndëve narkotike i shiste dhe i shpërndante kryesisht në lokalet e natës në Vlorë.

Për pasojë  28-vjeçari më iniciale -R. S. është arrestuar në flagrancë nga policia Vlorë, e cila sekuestroi sasinë e lëndëve narkotike si dhe 1 aparat celular.

Materialet procedurale për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.