Policia ka arrestuar një person dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Në pranga ka rënë 39 vjeçari me iniciale J. I., si dhe për kërkohet nga policia 30 vjeçari me iniciale A. V., të dy banues në Durrës.
Arrestimi i tij u bë pasi në afërsi të një lokali në rrugën "Aleksandër Goga" J. I., është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke tentuar të heqë lëndën narkotike prej 12 porcionesh e llojit heroinë, në vendin ku ishte fshehur nga 30 vjeçari.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 12 porcione lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe 1 aparatë celularë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale "Prodhim dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim.