Një 35 vjeçar nga Gramshi është arrestuar pasi posedonte dhe shpërndante në doza të vogla qese me lëndë narkotike.
Gjatë kontrollit nga policia, 35 vjeçarit me iniciale E. P., në mjetin në të cilën qarkullonte iu gjetën 25 doza me lëndë narkotike të dyshuar heroinë, 154.000 lekë të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe dy aparate celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me mjetin.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.
Komento
Gramshi me 1.5 million leke po ne tirane I bie me 10 million leke Dita atyre qe shperndajne. O Tahir me shoke mos e befshi piken e hajrit qe e degjeneruar kete vend my mbjellet vetem droge e helm.
Përgjigju