Shpërndante drogë në zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet 55-vjeçari! Iu gjet mbi 1 kilogramë kokainë në makinë

Shpërndante drogë në zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet 55-vjeçari! Iu gjet mbi 1 kilogramë kokainë në makinë

Kokaina e sekuestruar

Një 55-vjeçar ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë pasi iu gjet 1 kg e 34 gramë kokainë në makinë. Mësohet se në pranga ka rënë Bujar Tafa, banues në Bërxullë, ndërsa Policia njofton se ai shpërndante drogë në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.

Ai u kap në rrugën "Jordan Misja", ku pas kontrollit të policisë në automjetin që ai drejtonte, u gjet edhe lënda narkotike.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve