TIRANE - Policia e Tiranës ka arrestuar sot shtetasin Alfred Ismailaj pasi atij i është gjetur një sasi e konsiderueshme e lëndës narkotike heroine.
Arrestimi i këtij shtetasi u be pasi ky shtetas merrej me shitjen e lëndëve narkotike të llojit Heroinë në zonën e Tufinës dhe të Medresesë në Tiranë.
Kapja Alfred Ismailajt është bërë nga policia e komisariatit numër 4 në Tiranë. Në momentin e arrestimit atij i janë gjetur 75 doza me peshë 19 gram lëndë narkotike të llojit heroinë.
Po ashtu këtij shtetasi i janë gjetur e më pas sekuestruar 2 telefona celularë, një shumë prej 1500 eurosh të cilat janë burim i aktivitetit kriminal si dhe një makinë e tipit BMw me targa AA705AP por po ashtu edhe një motor 600 kubikësh me targë TR175H.
Policia aktualisht po punon edhe për gjetjen e identifikimin e personave të tjerë që kanë bashkëpunuar me Ismailajn në aktivitetin kriminal.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com