Shpërndante kokainë në lokalet e natës në Sarandë dhe në Ksamil, arrestohet 21-vjeçari! I gjenden armë në makinë e shtëpi

Adil Duka është arrestuar nga policia e Sarandës, pasi është kapur duke shpërndarë kokainë, ndërsa në makinë veç lëndës narkotike iu gjet edhe një pistoletë. 

Në aksin rrugor “Sarandë - Ksamil”, pranë gjirit të Hartës, policia lokalizoi makinën e dyshuar tip “Benz” dhe kanë ndërhyrë për ta bllokuar.   

Pas bllokimit të mjetit është arrestuar në flagrancë drejtuesi, Adil Duka, 21 vjeç banues në Rusan, Delvinë, dhe pasagjeri Amarildo Basha, 22 vjeç, banues në Sarandë.   

Gjatë kontrollit fizik të Adil Dukës dhe në makinë, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, një sasi dozash kokaine dhe një shumë të konsiderueshme parash (3 180 euro dhe 45 000 lekë).  

Ndërsa në banesën e Adil Dukës policia gjeti dhe sekuestroi një armë gjahu të cilën ky shtetas e mbante pa leje, si dhe 460 fishekë luftarakë.   

Nga hetimet policore rezulton se 21-vjeçari shpërndante lëndë narkotike kokainë, në Sarandë dhe në Ksamil, kryesisht në lokalet e natës, ndërsa 22-vjeçari ka patur dijeni për veprimtaritë e tij kriminale, por nuk ka kallëzuar në Polici.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Incidentet në Londër në takimin e Ramës, momentet kur 'diversantët' e Berishës shoqërohen personeli i sigurisë

Incidentet në Londër në takimin e Ramës, momentet kur 'diversantët' e Berishës shoqërohen personeli i sigurisë