Shpërndante kokainë në Tiranë, vihet në pranga 35-vjeçari! Nën hetim pasagjeri për moskallëzim krimi (EMRI)

Tiranë- Një 35-vjeçar është vendosur në pranga nga policia në rrugën “Sami Frashëri” pasi shpërndante kokainë në zona të ndryshme të Tiranës.

I riu është identifikuar si Erdi Shima.

Ndërkohë nën hetim është një 28-vjeçar për moskallëzim krimi.

"Në vijim të punës për goditjet e njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet se një shtetas posedonte dhe merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike kokainë në kuadër të një procedimi proaktiv, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë zhvilloi operacionin antidrogë të koduar “Next”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi Erdi Shima, 35 vjeç, banues në Tiranë. Si dhe u procedua penalisht shtetasi D. M., 28 vjeç.

Në bazë të informaciove të grumbulluara, falë veprimeve të shpejta dhe operacionale është bërë ndalimi i automjetit me drejtues Erdi Shima dhe pasagjer D. M,  në rrugën “Sami Frashëri”, informoi sot policia.

Gjatë kontrollit të kryer blutë sekuestruan 480 gram lënde e dyshuar narkotike kokainë, 1 automjet dhe 2 aparate celular.

Operacioni u kodua 'Next'.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 17 Mars, 09:11

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?



×

Lajmi i fundit

Trump paralajmëron Iranin: Çdo sulm i Houth do të konsiderohet si sulm nga Irani

Trump paralajmëron Iranin: Çdo sulm i Houth do të konsiderohet si sulm nga Irani