Një 28-vjeçar është arrestuar në zonën e Freskut në Tiranë. Policia njofton se i riu merrej me shpërndarjen e lëndës narkotike kokainë në zonën e Freskut, kanë organizuar operacionin e koduar “Fresku”, në kuadër të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. S., 28 vjeç.
Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë, rreth 60 doza, një shumë parash dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Po nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. P., 37 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponjat” iu gjetën dhe iu sekuestruan disa doza metadon.