Edhe në fshatrat më të largëta të Tiranës, si Çekreza dhe Morina në Njësinë Zall Herr, nuk po mungojnë, në këto ditë të vështira, ndihmat për familjet nga ana e Bashkisë së Tiranës.
Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte sot në familjet e Sabri Ruçit, Pjetër Zmalajt, Hyqmet Kodrës dhe Klodjan Jahjës, ku veç paketave me ushqime, sot u dha edhe lajmin e mirë të rindërtimit shumë shpejt të shtëpive të dëmtuara nga tërmeti.
“Edhe me shtëpinë do të fillojmë shumë shpejt. Na vonoi pak hyrja e epidemisw, sepse ishim duke mbaruar me dosjet e tërmetit. Megjithatë, nuk do lëmë gjë mangët, do bëjmë edhe dosjet e do e mundim këtë flamë”, tha Veliaj, teksa shtoi se kjo nismë do të gjenerojë edhe vende të reja pune për banorët e zonës.
Teksa u apeloi banorëve që të qëndrojnë brenda banesave të tyre gjer në kapërcimin e kësaj situate, ai theksoi se falë masave të marra në kohë nga qeveria, situata është nën kontroll.
“Qeveria vërtet është bërë pak e rreptë, por masat janë të drejta. Eshtë më mirë me qenë pak i rreptë në fillim, për t’i mbajtur njerëzit nëpër banesa, sesa të infektohen të gjithë”, u shpreh Veliaj.
Ai nënvizoi se ndihmat nuk do të mungojnë te askush që është në nevojë.
“Më shumë ankohen ata që as nuk u është prishur shtëpia, as nuk kanë ndonjë vuatje, e janë shumë herë më kurajozë, më pozitivë, më mirënjohës ata që edhe u është prishur shtëpia, edhe po kalojnë këtë epidemi, të cilët gjejnë forcë për të ecur përpara”, tha ai.
Banorët i shprehën mirënjohjen kreut të Bashkisë, për vëmendjen që kanë treguar institucionet në këto çaste të vështira, duke iu gjendur pranë njerëzve në nevojë. Në njësinë administrative Zall Herr janë 154 familje që marrin ndihmë ekonomike dhe në këtë situatë janë mbështetur edhe me ndihma ushqimore.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.3%
-
Jo
32%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 644
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ambasadori italian mbyll misionin 5-vjeçar, Veliaj e nderon me ‘Çelësin e Qytetit’: Misionar i afrimit të Shqipërisë me Italinë! Bucci: Lidhje të veçantë
19 Janar, 12:08
-
Veliaj jep certifikatat e pronësisë për familjet e ‘5 Majit’: I vendosur t’i çoj punët deri në fund
18 Janar, 12:02
-
Turku i dënuar me 15 vite burg tenton të hyjë në Shqipëri, arrestohet në Morinë! Ishte në kërkim ndërkombëtar (EMRI)
18 Janar, 11:08
-
Veliaj:Tiranës do i shtohen edhe 10 shkolla të reja, subvencionojmë çerdhet dhe kopshtet si asnjë vend tjetër në rajon
17 Janar, 15:18
-
SHËNIM/ Përse iu desh Berishës dhe shtypit të tij të shpiknin 'një apartament' të Ajolës
17 Janar, 13:32
-
Mblidhet Këshilli Bashkiak, betohet anëtari më i ri i komunitetit rom! Veliaj: Do rishikojmë edhe buxhetin! Tiranës i duhet stadiumi i rijetëzuar, jo i epokës ish-Sovjetike
16 Janar, 16:48
-
Rindërtimi/ 75 familje në Kombinat marrin apartamentet! Veliaj: U vonuam 5 vite nga gjyqet e partiçkave politike, luftojnë për 5 vota
16 Janar, 12:27
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Udhëtojnë me abone falas, Veliaj: Do të bëjmë Kartën e Pensionistit, si atë të Studentit
15 Janar, 15:27
-
NDRYSHIMET/ Ekipi i PS për 11 majin! Drejtuesit politikë do jenë në listat e sigurta
14 Janar, 16:05
-
300 pemë të reja i shtohen parkut të Liqenit të Farkës, Veliaj: Investimet e bashkisë kanë rritur vlerën e pronës
14 Janar, 14:55
-
Protestat te Bashkia, Veliaj-opozitës: Atyre nuk u numërohen vilat! Ia kam kushtuar jetën Tiranës, 2025 viti i reformave
11 Janar, 13:44