Shpërndarje heroine e kokaine dhe kultivim kanabisi, 4 operacione të ndryshme, 5 të arrestuar në Berat, Memeliaj, Fier dhe Mirditë

Shpërndarje heroine e kokaine dhe kultivim kanabisi, 4 operacione të ndryshme, 5 të arrestuar në Berat, Memeliaj, Fier dhe Mirditë

Foto ilustruese

5 persona janë vënë në pranga në 4 operacione të ndryshme të policisë për kultivim kanabisi dhe shpërndarja drogash të forta.

Një 26-vjeçar me iniciale E. Ç është arrestuar në Berat pasi gjatë kontrollit fizik në banesën e tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike heroinë dhe një peshore elektronike.  

Fier A. L., 27 vjeç nga Dukati Vlorë, u prangos pasi në lagjen "Sheq i Madh" Fier, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, në çantën e krahut, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kokainë e ndarë në doza gati për shitje dhe municion luftarak.

Në Memaliaj janë goditur dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike dhe janë prangosur  në flagrancë dy shtetas.

F. Sh., 54 vjeç dhe P. Sh., 62 vjeç, banues në fshatin Toç, Memaliaj, u prangosën pasi këta shtetas në bahçet e banesave të tyre kanë tentuar të kultivojë bimë narkotike, si dhe nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit F. Sh. u gjet një sasi lënde narkotike.

Në Mirëditë kanë vijuar kontrollet në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike.  Si rezultat i kontrolleve, në fshatin Prosek, Mirditë, është konstatuar në tentativë për të kultivuar bimë narkotike, shtetasi N. K., 58 vjeç, banues në fshatin Prosek, Mirditë, i cili është vënë në pranga nga shërbimet e Policisë.     

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë