Shpërndanin kokainë në Tiranë, arrestohen dy persona, mes tyre një i mitur! 27 vjeçari ia jepte 16 vjeçarit për ta shitur në Yzberisht

Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi janë kapur duke shpërndarë doza kokaine dhe kanabisi në zona të ndryshme të qytetit.

Në pranga kanë rënë, Musel Kumbria, 27 vjeç dhe një 16 vjeçar. Mësohet se 27 vjeçari siguronte lëndën narkotike më pas në bashkëpunim me të miturin i ndanin në doza dhe i shisnin në zonën e Yzberishtit.

Policia sekuestroi rreth 2 kg kanabis, doza kokaine, 2 peshore elektronike, 3 aparate celulare dhe 189.800 lekë të rinj që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet kriminal.   

Ndërkohë kanë vijuar hetimet për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. 

B.V/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Moti i keq/ Lezha përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta! Vështirësohet qarkullimi i mjeteve në qytet

Moti i keq/ Lezha përfshihet nga rrebeshet e shiut me erëra të forta! Vështirësohet qarkullimi i mjeteve në qytet