Një bombol gazi ka shpërthyer në kuzhinën e katit të parë të një vile 4 katëshe në Berat. Ngjarja është regjistruar paraditen e sotme në lagjen "30vjetori" pranë një Marketi, thuhet në njoftim.
Shërbimet e zjarrfikësit kanë mundur që të fikin zjarrin dhe të shmangin përhapjen e flakëve në katet e mësipërm.
Nuk raportohet për njerëz të lënduar dhe as dëme materiale.
Banesa është në pronësi të shtetasit Gentjan Palla.