Një 60-vjeçare ka mbetur e plagosur, si pasojë e shpërthimit të bombulës së gazit brenda në banesën e saj në fshatin Podgorie në Maliq.

Policia njofton se shtetasja F.GJ, ka shkuar në spitalin e Pogradecit me djegie trupore, të cilat dyshohet se i janë shkaktuar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në banesën e saj.

Aktualisht kjo shtetase ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.