SHKODËR- Një apartament në katin e fundit të një pallati në Shkodër është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të hëne, ku fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, pasi dy familjarët kanë dalë me shpejtësi.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen pranë Urës Dervishbeg.

Zjarri ka qenë i përmasave të mëdha, siç shihet në videon e Report Tv dhe dyshohet se shkak ka qenë shpërthimi i bombolës së gazit.

Dëmet materiale kanë qenë të mëdha, teksa zjarrfikësin kanë bërë luftë me flakët për të parandaluar përhapjen e tyre te banesat e tjera.