TIRANE - Një bombol gazi shpërtheu këtë mëngjes në një byrektore pranë shkollës "Partizani" në kryeqytet.
Fatmirësisht nga shpërthimi nuk pati të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale. Zjarrfikëset bënë të mundur shuarjen e flakëve të përhapura, ndërsa nga shpërthimi janë thyer edhe xhamat e disa banesave pranë dyqanit të byrektores.
Pesë inspektorë të Inspektoratit Shtetëror Teknik mbërritën në vendngjarje për të verifikuar kushtet e sigurisë në të cilat ishte vënë bombola, ndërsa edhe policia ka nisur hetimet për zbulimin e shkaqeve të shpërthimit.
Sipas Inspektoriatit Shtetëror Teknik kjo ka ardhur si pasojë e keqpërdorimit nga ana e subjektit privat ndërsa rezultoi se të 3 bombolat që ishin në byrekore ishin të kolauduara dhe me të gjithë elementët e sigurisë me etiketën e sh.a (euro gaz), nga e cila ishin marrë bombolat.
Ja deklarata e ISHT
Inspektorë të ISHTI pas verifikimit të situatës së shpërthimit të bombolës së gazit në byrektore pranë shkollës Partizani, thanë se kjo ka ardhur si pasojë e keqpërdorimit nga ana e subjektit privat ndërsa rezultoi se të 3 bombolat që ishin në byrekore ishin të kolauduara dhe me të gjithë elementët e sigurisë me etiketën e sh.a (euro gaz), nga e cila ishin marrë bombolat.
Bombula është e kolauduar me afat deri 2020. Inspektoret mësuan se subjekti privat kishte 3 bombola, 2 boshe dhe një të mbushur,ku këtë fundit është përpjekur ta vendosë në punë por në momentin që ka tentuar ta instalojë vetë, duke mos patur ekspertizën teknike të nevojshme, si një person i pa certifikuar, për të kryer një veprim të tillë.
Ne këtë situatë, konstatuan inspektorët, nga rrjedhja në ambient të pa ajrosur mirë është krijuar përqëndrim gazi dhe në momentin kur është vendosur ndezësi ka krijuar flakë të mëdha.
Vetë subjekti përdorues pohon që provën nëse bombula është montuar mirë apo jo, e ka bërë me shkrepëse,veprim ky i cili është kategorikisht i ndaluar. Prova e montimit bëhet me shkumë nëse ka rrjedhje apo jo dhe jo me flakë.
Ky veprim i subjektit ka bërë të mundur eksplozionin.
Ndërkaq subjekti e kishte manualin e përdorimit por nuk e ka marrë në konsideratë
Ja njoftimi i policisë
Më datë 27.02.2016, në orën 08.00, në rrugën “4 Dëshmorët”, përball gjimnazit Partizani në një byrektore në pronësi të shtetasit Artur Çyça, ka shpërthyer një bombël gazi ku bashkëshortja e tij ishte duke e nderruarr. Për pasojë ka marre flake dhe është dëmtuar vetrata prej xhami dhe është djegur tenda.
Po kryhen veprimet.

Foto të tjera..

Bombola që shpërtheu

Bombola që ishte pranë bombolës që shpërtheu

Bombolat që ishin pranë bombolës që shpërtheu
Redaksia online
( b.h/Shqiptarja.com )
/Shqiptarja.com