Shpërthimi në depon e karburantit në Nagorno-Karabakh, shkon në 125 numri i të vdekurve, rreth 300 të plagosur

Shpërthimi në depon e karburantit në Nagorno-Karabakh, shkon në 125 numri i të vdekurve, rreth 300 të plagosur

Personeli i shpëtimit po ndihmon qytetaret pas një shpërthimi

Ka shkuar në 125 numri i të vdekurve nga shpërthim në një pikë karburanti të mbushur me njerëz në rajonine pavarur me shumicë etnike armene që ndodhet brenda kufijve të Azerbajxhanit, raporton La Repubblica.

Gati 300 njerëz janë dërguar në spitale, ndërsa dhjetëra prej tyre raportohet se janë në gjendje kritike.

Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin të hënën në mbrëmje pranë qytetit kryesor Khankendi, në një kohë që mijëra armenë etnikë u larguan nga territori separatist, pasi ushtria e Azerbajxhanit mori kontrollin e plotë të tij javën e shkuar.

Azerbajxhani dhe armenët etnikë janë pajtuar për një armëpushim të menjëhershëm, pasi udhëheqja de facto e enklavës së banuar kryesisht me armenë etnikë, pranoi propozimin e misionit paqeruajtës rus dhe u pajtua për bisedime lidhur me “riintegrimin” e territorit brenda Azerbajxhanit.

Azerbajxhani dhe Armenia kanë zhvilluar dy luftëra për kontrollin e rajonit të shkëputur, me luftën e fundit që u zhvillua para tre vjetësh.

 

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda