Shpërthen deputeti i PDIU-së:
Idrizi dembel, të japë dorëheqje

Shpërthen deputeti i PDIU-së:<br />Idrizi dembel, të japë dorëheqje
Deputeti i PDIU-së në qarkun e Elbasanit, Aqif Rakipi i kërkon Shpëtim Idrizit të mbajë përgjegjësi për dështimin e kësaj force politike në Tiranë, Vlorë, Durrës dhe Fier. 

PDIU arriti të marrë 2 mandate deputetësh në Qarkun e Elbasanit, Aqif Rakipin dhe Bujar Muçën, dhe një në Dibër, aty ku Reme Lala arriti të fitojë duke e nxjerrë PDIU-në forcë të tretë politike pas PS dhe PD. 

Ndërkohë që Shpëtim Idrizi, kreu i PDIU nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme për t'u zgjedhur deputet në Tiranë. Kjo gjë, sipas Aqif Rakipit, do ketë pasoja për lidershipin e kësaj force politike, të cilit ai nuk ngurron t'i kërkojë dorëheqjen, ndërsa e etiketon edhe si dembel. 

"Kryetari arsyet e humbjes duhet t’i kërkojë te vetja. Në fushatë po nuk dole të takosh njerëzit kudo që të jenë, po nuk shkove t’i respektosh, në komunitetet e tyre, në shtëpi, në biznese, njerëzit nuk të mbështesin, sepse njerëzit nuk të shohin më si kryetar partie apo si sigël partie, por të vlerësojnë nga marrëdhënia njerëzore direkte që ti krijon. 29.500 vota në Elbasan ne i kemi marrë si një marrëdhënie besimi direkt që kemi vendosur me votuesin dhe jo nga sigla e partisë, sepse nuk jemi as PS dhe as PD që njerëzit të të vijnë me sy mbyllur. Nuk ka më bastione, sidomos me partitë e vogla.

Si politikan, Shpëtim Idrizin unë do ta klasifikoja në 10 më të mirët e Parlamentit.

Është pak dembel dhe kjo na ka dëmtuar pak. Kështu nuk ecet më tutje. Kryetari duhet të jetë më i drejtpërdrejtë, më i komunikueshëm me njerëzit dhe të afrojë në parti komunitetin çam. Nëse Shpëtim Idrizi ndryshon sa i takon punës me partinë, unë e mbështes maksimalisht nëse shtrohet siç duhet në punët e partisë, sepse i ka të gjitha kapacitetet, veçse duhet të jetë më punëtor. PDIU duhet ta afrojë dhe ta ketë me vete elektoratin e Jugut ku kemi bastionet tona, Vlorë, Durrës, Fier apo dhe Sarandë. Do të diskutojmë brenda partisë se si do zgjidhet ky ngërç
", shprehet Rakipi në një intervistë për Panorama.

Sa i takon pozicionit të PDIU në Kuvendin e ardhshëm, Rakipi shprehet se tre deputetët e kësaj force do jenë në mbështetje të Edi Ramës, pa pasur pretendime për poste ministrash apo drejtorësh.

Por ai nuk përjashton edhe pozicionimin e tre deputetëve të PDIU-së me LSI-në në opozitë. Nëse kjo ndodh, sipas Rakipit, qeveria nuk do ta ketë të lehtë në Kuvend, por dhe në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie