5 persona u vranë dhe 6 të tjerë u plagosën nga një shpërthim i fuqishëm në një fabrikë fishekzjarresh në qytetin e Zaragozas në verilindje të Spanjës. Fabrika ndodhej pranë aeroportit të qytetit, i cili sipas raportimeve nuk ka pësuar dëmtime dhe ka vazhduar noormalisht aktivitetin.

Autoritetet vendase ende nuk kanë një shkak për shpërthimin, ndërkohë qytetarët shprehen se zhurma e tij u dëgjua pothuajse në të gjithë qytetin. Forcat e emergjencës kanë arritur menjëherë në vendgjarje duke i kërkuar banorëve të qëndrojnë larg zonës.

Nga raportimet mësohet se kjo fabrikë i eksportonte prodhimet e saj në Evropë dhe në Kanada. Ndërkohë e përditshmja spanollje El Pais ka bërë publikë bilancin e të vdekurve në 25 vitet e fundit në fabrikat e fishekzjarreve, i cili ka shkuar në 110.

Redaksia online
(S,M/shqiptarja.com)