Kaldaja e një punishteje për bimët mjekësore ka shpërthyer në Fshatin Moravë të Beratit duke plagosur rëndë dy punonjës. 

Policia e Beratit bën me dije se të dëmtuar janë shtetasit me inicialet P.V., 64 vjeç banues në Urën Vajgurore dhe M.K 51 vjeç banues në fshatin Moravë.

Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në Tiranë, pasi u transportua për ndihmë më të specializuar.
 
Për këtë ngjarja policia e Beratit ka arrestuar në flagrancë Emiljano Ahmetbegaj, 32 vjeç banues në Berat, përgjegjës për mirëmbajtjen dhe kontrollonin teknik në punishten për bimët mjekësore. 

Sipas nenit 289 të Kodit Penal 32-vjeçari ka konsumuar elementët e veprës penale të “Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë”.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)