KORCE- Një 61 vjecar punëtor në një gurore të Korcës humb jetën aksidentalisht në punë si pasojë e shpërthimit të një kapsolle. Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës së sotme në guroren në fshatin Symiz ku viktima është Maksim Kodra 61 vjec banes në fshatin Kolanec të Korcës. Sipas burimeve të policisë 61 vjecari po përdorte lëndë plasëse t për të shpërthyer masivet e shkembinjve, kur një kapsollë I ka shpërthyer në dorë. 61 vjecari mori plagë të rënda në trup dhe u dërgua menjëherë në spitalin e Korcës. Ai ndërroi jetë rreth një orë pas ngjarjes. Një grup hetimor I ngritur në policinë e Korcës ka shkuar në vendgjarje për të zbardhur plotësisht vdekjen tragjike te 61 vjecarit.(ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com








