Të paktën dikush nga showbizi qenka zgjuar, po na kujton se përtej botës së spektaklit dhe televizionit ata ndajnë të njëjtat problematika si njerëzit e zakonshëm. Këtë e ka treguar këngëtari në një postim në facebook. Mesa duket Deda ka blerë domate në tregun e Rrogozhinës dhe ka ngelur i zhgënjyer nga kontrolli ushqimorë dhe nga cilësia e produktit.

Kjo domate ( bashkë me shoqe), u ble në Rrogozhine te tezgat e shitësve të zonës. Nuk ka të shkojë me keq kontrolli ushqimor. Në mes të rrugës, në mes të ditës duan të na vrasin me kësi lloj këllirash.

Elton Deda, këngëtar

Siguria ushqimore është një ndër problemet kryesore dhe më shqetësuese të momentit, prandaj të gjitha kritikat dhe shpresat i drejtohen AKU-së dhe instancave shtetërore.