Shpërthen lija e dhenve në Vlorë, fluks fëmijësh në spital

VLORË- Lija e dhenve, e njohur ndryshe si Variçela, ka shtuar numrin e fëmijëve të infektuar në pediatrinë e Vlorës. Gjatë 24 orëve, numri i vizitave me këtë sëmundje shkon mbi 10, por nuk kanë munguar rastet as në qendrat shëndetësore.

“Varicela është një sëmundje ngjitëse, virale, që prek fëmijët e pa imunizuar. E kemi në qarkullim për momentin. Shpërndahet Nëpërmjet ajrit, pështymës, lugës, gotës. Më të predispozuar janë fëmijët e kopshteve, çerdheve. Të gjithë ato që janë në komunitet”, tregoi mjeku infeksionit, Mikel Pema

Mjeku infeksionit Mikel Pema, këshillon prindërit që të mos neglizhojnë simptomat dhe në raste infektimi të izolojnë fëmijët

“Më shpesh, lija sjell edhe bronkoploumoni. Çerdhet, kopshtet, shkollat që kanë raste, fëmijët duhet të kufizohen që mos të përhapet”, tha mjeku infeksionit.

Variçela shfaqet me temperaturë, me shenja të kuqe dhe më pas puçrra në të gjithë trupin. Më të predispozuar për t’u prekur janë fëmijët e çerdheve e kopshteve, ndërsa infektimi krijon imunizim për gjithë jetën.

B.K./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë