Lushnje, hidhet në erë me tritol 'Fiat-i', dëmtohet dhe një 'BMW'

Hidhet në erë gjatë natës një makinë në qytetin e Lushnjës. Shpërthimi i tritolit është regjistruar rreth orës 2 : 00 pas mesnate në lagjen “18 tetori”. Objektiv i sulmit ka qenë një mjet Fiat Croma, ndërsa është dëmtuar edhe një makinë BMW që ishte parkuar aty pranë.

Automjeti të cilit i ishte vendosur lënda plasëse është në pronësi të shtetasit Altin Ahmetaj, i cili është shofer kamioni. Shpërthimi ka tronditur të gjithë zonën, por fatmirësisht raportohet vetëm për dëme materiale në dy makinat dhe jo të lënduar.

Ky është rasti i dytë që në Lushnje brenda një muaji regjistrohet sulm me tritol, pasi pak javë më parë një tjetër mjeti i është vendosur tritol. Aktualisht policia po punon për gjetjen e autorëve, ndërsa pronari i mjetit ka deklaruar për hetuesit se nuk ka pasur konflikte.

Informacioni paraprak i policisë:
Në datën 06.05.2018, rreth orës 03:10, në lagjen "18 Tetori", Lushnje është djegur pjesërisht në pjesën e përparme mjeti tip "Fiat" në pronësi të shtetasit A.A, 44 vjeç, të cilin e kishte parkuar tek rrugica në afërsi të banesës.

Paraprakisht dyshohet se djegia e mjeti ka ardhur si pasojë e vendosjes së një lënde plasëse eksploziv. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e kësaj ngjarje.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Enveri: 06/05/2018 13:27

    Ç’bajga mban kjo botë..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë