Si pasojë e shpërthimit të minës, që ka ndodhur rreth orës 15:00, dy prej pasagjerëve janë plagosur rëndë. Policia e dy vendeve ka bërë të mundur transportimin e të lënduarve në spitalin e Bajram Currit, që ishte ai më i afërti me vendin e ngjarjes. Për dy të plagosurit në gjendje të rëndë është thirrur një helikopter nga Tirana dhe ata janë dërguar në Spitalin Ushtarak në kryeqytet.
Zona e kufirit mes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës ishte deklaruar si pastruar nga minat në vitin 2006. Që atëherë, ky është rasti i parë që ndodh një incident i tillë. Ndërkohë, nga lufta e vitit 1999 e deri në vitin 2006, në këtë zonë kufitare janë regjistruar 230 të plagosur për shkak të minave dhe 35 viktima, kryesisht fëmijë që po luanin.
(im/shqiptarja.com)