KLOS-Pesë minatorë janë plagosur në minierën e Shën Gjunit. Ngjarja ka ndodhur në mesnatë. Tre prej minatorëve të plagosur janë dërguar në Tiranë për ndihmë më të specializuar, ndërsa dy të tjerët janë transportuar në spitalin e Burrelit. Policia deklaron se gjatë punës dy prej tyre kanë rënë në kontakt me një minë të pa plasur, e cila  ka shpërthyer  dhe  për pasojë janë dëmtuar edhe tre punëtorët e tjerë që ndodheshin në këtë front.

Minatorët e plagosur

Q.L. 49 vjeç
SH.L. 32 vjeç
R.S. 57 vjeç
K.M, 31 vjeç
B.H, 28  vjeç

Pas ngjarjes ka reaguar edhe kompania AlbChrome, e cila thekson se punonjësit janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Kompania deklaron se avaria është shkaktuar nga pakujdesia e dy prej punonjësve të cilët nuk kanë zbatuar rregullat e sigurisë në punë.

DEKLARATE PER SHTYP E KOMPANISE ALBCHROME
Kompania AlbChrome njofton se ditën e sotme, në orët e para të mëngjesit në Traverbankun e Klosit ka ndodhur një avari në të cilën janë aksidentuar 5 punonjës. Nga kompania janë marrë masat e menjëhershme për të bërë trajtimin e duhur mjekësor të të lënduarve, të cilet pasi janë dërguar në spitalin rajonal të Burrelit, është konstatuar nevoja që 3 prej tyre të dërgohen në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Menjëherë këta 3 punonjës janë dërguar në Spitalin e Traumës dhe pas ekzaminimeve konstatohet që aktualisht të 3 punonjësit janë jashtë rrezikut për jetën. Avaria është shkatuar nga pakujdesia e dy prej punonjësve të cilët nuk kanë zbatuar rregullat e sigurisë në punë. Kompania AlbChrome është e fokusuar tërësisht dhe maksimalisht në shëndetin e punonjësve të dëmtuar.

minatoret bulqize
Policia në vendin e ngjarjes

Njoftimi i policisë
Më datë 22.02.2018, rreth orës 01-00 , në  galerinë e minierës me hyrje në fshatin Shëngjun, Klos, dhe me drejtim nga qyteti i Bulqizës, gjatë punës janë dëmtuar 5 punëtorë.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor ku nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se: Grupi i punëtorëve i ndërtimit të minierës  në tranverbangun e minierës gjatë punës,  dy prej tyre kanë rënë në kontakt me një minë të pa plasur, e cila  ka shpërthyer  dhe  për pasojë janë dëmtuar edhe tre punëtorët e tjerë që ndodheshin në këtë front.

Të dëmtuarit janë :

Q.L, 49 vjeç

SH.L, 32 vjeç,

R.S,  57 vjeç, (janë dërguar për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës,)

K.M, 31 vjeç,

B.H, 28  vjeç, po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit dhe  ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në ndihmë të Grupit hetimor kanë shkuar ekspertët e RISHMIT, për të vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

d.b/shqiptarja.com