Banorët e qytetit të Sarandës janë përballur këtë mbrëmje me ndërprerje të energjisë elektrike.

Pa energji ka mbetur pjesa më e madhe e këtij qyteti.

Burime bëjnë me dije se shkak është bërë shpërthimi i flakëve në një kabinë elektrike.

Zjarri në kabinë raportohet se është shkaktuar prej mbingarkesës.