Shpërthimi i një bombole gazi është bërë shkak për përfshirjen në flakë të një karburanti në kryqëzimin e Shën Kollit në superstradën Lezhë-Laç. Nga kjo ngjarje janë plagosur 6 persona, njëri prej të cilëve është dërguar drejt repartit të djegies në Tiranë për një mjekim të specializuar mjekësor.
Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes duke bërë të mundur evakuimin e banorëve që jetojnë pranë karburantit ku ndodhi shpërthimi. Nga flakët janë dëmtuar edhe disa automjete. Policia njofton se forcat zjarrfikëse kanë arritur të shuajnë flakët dhe tashmë nuk paraqitet më asnjë rrezik.
Policia ka dhënë informacion paraprak lidhur me flakët që kanë përfshirë pikën e karburantit në superstradën Lezhë-Laç. Ajo njofton se nga shpërthimi janë lënduar 6 persona, njëri prej të cilëve është nisur drejt repartit të djegies në Tiranë për një mjekim të specializuar.
"Zjarrfikset kane vene nen kontroll zjarrin te karburanti. Eshte shmangur plotesisht rreziku i perfshirjes nga flaket i depozitave te karburantit. Nga shperthimi i bombules se gazit ne karburant jane lenduar 6 persona.. Njeri prej tyre po transportohet per ne Tirane ne repartin e djegies.
5 te plagosurit e tjere jane jashte rrezikit per jeten. Zjarrëfikësit po punojnë për elemimin e plotë te zjarrit. Sherbimet e policise kane vendosur perimeter sigurie dhe kane larguar gjithe njerezit perrreth karburantit", njofton policia.
EDHE NË SHTETE M'NAFRIK KA SIGURI AUTOAMBULANCAT NË SHQIPNI JAN SI FUGONAT E LAçIT PARA NI 20 VJETSH KORRUPSIONI KUDO SHIKOJENI VENIN NGA DRITARJA E AVIONIT SIKUR ME QAN PALESTIN APO çEçENI PARA 30 VJETSH
PërgjigjuInformaliteti , zjarr i qëllimshëm është ky...!
Përgjigju