Shpërthen në ‘Rreze Dielli’ Bujar Asqeriu: Teatri është vend i shenjtë, por politikanët bëjnë llogaritë e tyre

 Zyrtarët tanë nuk kanë respekt, nuk duan të dinë ku është teatri.

 Aktori Bujar Asqeriu në lidhje me Teatrin Kombëtar

Me tone të ashpra dhe tepër i indinjuar, në emisionin Rreze Dielli në Report TV, aktori ka mbrojtur mendimin e tij për ruajtjen e Teatrit Kombëtar duke e krahasuar atë edhe me teatro të tjerë nëpër botë që sipas tij janë institucione të shenjta.

Ne kemi shprehur hapur mendimin tonë në mbrojtje të vlerave dhe kujtesës historike, sepse vërtetë interpretojnë që është një teatër me beze, me pupulitra. Unë prandaj e përmenda edhe teatrin e e Shekspirit. Ishte vetëm me tre kate vetëm dërrasë, platea ishte beton, e hapur, shikoje qiellin. Teatri ishte i ngritur një metër e gjysëm nga toka . Shko hiqi një gozhdë, ose një bullon, apo një dërrasë atij teatri. Ne këtë histori kemi, respektoje këtë që kemi. Aty kanë parakaluar artistët më të mëdhenj shqiptarë si Kadri Roshi, Sulejman Pitarka etj. Fryma e tyre , sepse teatri për mua është vend i shenjtë.

 Aktori Bujar Asqeriu

Në fjalën e tij aktori tregoi punën e madhe të artistëve dhe emocionin që përçojnë tek publiku. Sipas tij edhe drejtuesit duhet të kenë dashuri për teatrin dhe artin , por në vendin tonë të gjithë nëjnë llogaritë e tyre dhe nuk duan t’ia dinë për teatrin. 

Këta zyrtarët dhe këta udhëheqësit tanë që s’duan t’ia dinë, që s’vijnë kurrë në teatër, që s’kanë të bëjnë fare me teatrin. Prandaj ndodh kjo, se po të kesh drejtues të apasionuar pas artit , të kenë dashuri për teatrin, të kenë dashuri për artistin, sepse artisti të bën të qeshësh, artisti të bën të qash. Kush e bën këtë ? Po këta nuk kanë respekt, nuk duan të dinë ku është teatri. Këta bëjnë llogaritë e tyre. Po shpirtin, po frymën e atyre artistëve që kanë bërë karrierë një jetë të tërë aty? Kanë ikur të varfër, por me shpirtin plot dashuri e respekt nga publiku shqiptar. Kjo është e vërteta, dhe ne këtë të vërtetë kur e themi , ata shtrëngohen dhe shtrembërohen për ta pranuar. Ç’rëndësi ka. Ne jemi të lirë të shprehim mendimin tonë. Ne nuk kemi frikë ndaj askujt, prandaj kemi dalë në mbrojtje të teatrit , për të mbrojtur atë godinë, për të restauruar atë godinë.

 Aktori Bujar Asqeriu

Aktori Bujar Asqeriu, pavarësisht dashurisë që ka ndaj teatrit aktual, bën kërkesë edhe për teatro të tjerë. Sipas tij krahasuar edhe me popullsinë e Tiranës, vendi ynë ka shumë mungesa teatrosh. Nëpërmjet institucioneve të artit dhe kulturës ruhet edhe historia, shprehet Asqeriu.

Ndërkohë, padyshim që duam të ngrihet teatri i ri. Teatri i ri do të ngrihet se s’bën sepse është në dinjitetin, në zhvillimin dhe në prosperitetin e kombit tonë. Tirana shkon afro një milion banorë dhe janë shumë pak 1, 2 apo 3 teatro . Tirana ka nevojë për disa teatro . Athina ka më shumë se 260 teatro. Po të bëjmë llogaritje, ne i bie të kemi afro 50 teatro. Po janë edhe rregullat e BE , që për një numër të caktuar banorësh duhet të ketë një institucion kulturor. Sot në Tiranë duhen minimumi 10 teatro. Them që ky teatër të ruhet, por ama nëpërmjet teatrit ruhet historia, ruhet konfiguracioni i qendrës, nuk bastardohet, nuk përdhunohet, por ruhet. Është e shtrenjtë një pemë të këputësh, unë kështu e gjykoj, vetëm po e hodhi natyra, por s’kemi pse i vëmë spatën.

 Aktori Bujar Asqeriu

Pak kohë më parë në diskutimet e mëdha që lindën për prishjen apo jo të Teatrit Kombëtar, Bujar Asqeriu dha një deklaratë e cila bëri bujë dhe pati një reagim të madh në shoqëri e media. I pyetur nëse pati ndonjë ndërhyrje për ti ndryshuar apo zbutur mendimet, Asqeriu përgjigjet se ndjek parime në jetën e tij dhe se ç’do gjë e ka fituar me mund

Jo, nuk pati asnjë ndërhyrje. Ndoshta kanë mësuar se kush jam unë. Unë kam parime të shenjta në jetë . Unë s’kam vënë dorë ti marr një 5 lekësh tjetrit nga xhepi. I kam të gjitha me djersën e ballit. Unë 3 parime kam në jetë. Të fle rehat , por jo të fle gjumë, të realizoj dëshirat dhe pasionet e mia. Ti respektoj dhe ti dua njerëzit dhe besimin tek zoti. Këtu nuk më përkul njeri.

 Aktori Bujar Asqeriu

Aktori ishte i ftuar në emisionin Rreze Dielli në Report Tv për të folur mbi shfaqjen më të fundit në Teatrin Kombëtar “Komedia që shkon për dreq”. Bashkë më Bujar Asqeriun në skenë interpretojnë edhe aktorët Gentian Zenelaj, Romir Zalla, Monika Lubonja , Sokol Angjeli etj. Shfaqja me regji të Driada Dervishit ka pasur sukses në Teatrin e Korçës dhe atë të Durrësit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'