Një bombë e Luftës së Dytë Botërore ka shpërthyer në Great Yarmouth të Mbretërisë së Bashkuar, pavarësisht shumë ditëve për ta çaktivizuar atë, raporton The Guardian. Puna për çaktivizimin e bombës, e cila ndodhej pranë dy tubacioneve të gazit, ka vazhduar që nga e marta.
Shërbimet dhe agjencitë e urgjencës deklaruan se e gjitha ndodhi në një vendkalim lumi në qytetin Norfolk të martën dhe kishin punuar për ta çarmatosur atë. Specialistët e ushtrisë kishin planifikuar të çaktivizonin bombën duke përdorur një teknikë që krijon një djegie të ngadaltë të eksplozivit. Ata kishin thënë se ekzistonte rreziku i një shpërthimi të paqëllimshëm.
Mësohet se zhurma nga shpërthimi ka qenë e fuqishme, ndërsa disa ndërtesa kanë pësuar dëme të vogla materiale.
Pas shpërthimit, agjencitë e urgjencës shkruan në në Tëitter: “Mund të konfirmojmë se bomba e pashpërthyer e Luftës së Dytë Botërore në Great Yarmouth ka shpërthyer. Ky nuk ishte një shpërthim i planifikuar dhe ndodhi gjatë punës me djegie të ngadaltë për të çarmatosur eksplozivët”