Shpërthen Spahiu: Pas fushatës antishqiptare me plazhe bosh, e njëjta “dorë” po i vë zjarrin bregdetit

Juristi Kreshnik Spahiu sheh një lidhje mes fushatës anti shqiptare ndaj turizmit me zjarret orët e fundit në pjesë të ndryshme të vendit.

Në një intervistë në Report Tv për gazetaren Esmeralda Dodaj, Spahiu theksin se elementi kriminal ndaj mjedisit ka gjetur një Shqipëri të papërgatitur. Sipas tij ne kemi një legjislacion shumë të fortë, por institucionet ligjzbatuese janë shumë të brishta.

'Dua të them prej disa javësh, mediat janë përfshirë në një fushatë anti shqiptare sa i përket turizmit. Është përballur me një fushatë denigruese, kundër bizneseve,  kundër bregdetit duke e konsideruar si një vend i braktisur. Duke i bërë vulnerabël të gjithë bizneset. Duke e bërë bregdetin shqiptar vulnerabël. Në këto kushte është krijuar një frymë në disavantazh dhe muaji gusht parashikoj më i vështirë. Elementi kriminal ka gjetur një Shqipëri të brishtë përballë një sulmi anti kombëtar. Shqipëria e papërgatitur në këtë situatë. Shqipëria ka një legjislacion shumë të ashpër sa i përket krimeve kundër mjedisit. Por jemi vendi kampion që nuk ndëshkojmë subjekte që kryejnë krime ndaj mjedisit.

Dhe subjekte që kryejnë veprimtari kriminale mbeten të pandëshkuar. Sa ndëshkohet nga kodi penal kjo që ka ndodhur në Shëngjin? Deri në 20 vite heqje lirie. Ata që shkatërrojnë pronën, nga 10 deri 20 vite heqje lirie. Sot në burgje nuk gjen asnjë subjekt, që të jetë dënuar me 20 vite heqje lirie për vënie zjarresh. Kriminelët ndjehen të lirë për ta bërë Shqipërinë tokë të djegun. Ka një terren të jashtëzakonshëm sepse institucionet janë pasive. Ka një vendim të Prokurorisë që urdhëron institucionet lokale të informojnë prokurorinë për vënie zjarre.

Pushtetet lokale janë tërësisht pasive. Ju e keni parë se ç’ndodh në çdo rrugë të Shqipërisë, sheh tym që digjen plehrat. Edhe sikur të mos kemi zjarre të qëllishme, Shqipëria është jashtë kontrollit pasi djegin plehrat kudo. Në 40 gradë digjen në mënyrë barbare dhe nuk ndodh as në zonat turistike afrikane. Nuk e gjen këtë situatë që në çdo 200 metra të djegësh mbetjet urbane.'

Spahiu shton se problemi me trajtimin e mjedisit  është mentaluiteti që mbizotëron që sipas tij është e pamundur të ndryshojë në një kohë të shkurtër edhe sikur të ketë dënime me nga 20 vite burg.

'Mendoj se Shqipëria është e papërgatitur si shoqëri, si qeveri, si sistem si mentalitet për të parandaluar krimet kundër mjedisit. Keqtrajtohet në mënyrë makabër dhe mendoj se sanksioni është mjeti i fundit. Edhe sikur të dënojmë me 20 vite heqje lirie këta persona është një element por e pamundur të ndryshojmë mentalitetin brenda një muaji.'

Ndërkohë duke lënë situatën problematike me zjarret Spahiu iu rikthyer politikës. I pyetur nga gazetarja për emërimet e reja në qeveri, Spahiu thekson se ato erdhën dy ditë pas paktit Berisha-Rama për kodin zgjedhor. Berisha, shton juristi, gënjen publikisht kur thotë se i deshte listat e hapura, por PS i mbylli.

'Ndryshime ne qeveri erdhën dy ditë pas paktit Berisha Rama. Berisha e ka të pamundur ta justifikojë ke elektorati, gënjen publikisht. GJK ka kërkuar të kundërtën, kërkoi lista të hapura. Berisha bëri pakt të hapur për ti mbyllur. Vendimi i Sali Berishës dhe PD ishte në kundërshtim me GJK por në akordim me PS  dhe Edi Ramën. Kanë zbatuar oreksin e PS. Habitem se Rama do kish bërë mirë ti kishte lënë nja dy ministri PD-së. E çuditshme për socialistët ka qenë heqja e disa personazheve dhe vendosja e disa njerëzve anonimë.'

Më datë 4 gusht janë zgjedhjet e pjesshme lokale në Himarë dhe Spahiu ende sheh një përballje mes Greqisë dhe Shqipërisë. Për të është e paimagjinueshme se si Berisha vendosi kandidatin e Athinës dhe të helenizimit të Himarës dhe jugut, duke nisur me Belerin dhe me kandidatin e tanishëm Petro Gjikuria.

'E paimagjinueshme se si Berisha ia la Himarën Greqisë me një kandidat nga Athina. Sikur Albin Kurti të vinin një përfaqësues të pakicave serbe ne Mitrovicë apo Pejë. Sikur Vetëvendosja të bënte aleancë me Listën Serbe e Radoiçiçit. Greqia ende nuk e ka hequr ligjin e luftës. Edhe përfaqësuesi  është pjesë e klanit grek në SHBA, ka synim helenizimin e Himarës. Nga 2 mijë veta duan të marrin kontrollin dhe të kenë kontrollin në jug të Shqipërisë.'

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:41
Spahiu godet aleancat e Berishës: Ti lësh grekëve Himarën, është sikur Albin Kurti ti lërë serbëve Mitrovicën

 

Juristi Kreshnik Spahiu bën një krahasim mes asaj që Berisha ka bërë në Himarë, duke dashur tua lërë grekëve me anë të Belerit, njësoj sikur Albin Kurti tu lërë serbëve dhe Radoiçiçit Mitrovicën.

'Ne urojmë ti fitoj Shqipëria, jo Greqia. Në Himarë nuk përballet Tavo me Gjikurian por Shqipëria me Greqinë. Shqipëria përfaqësohet me PS, dhe qeveria greke me opozitën shqiptare, rast i paprecedent. E paimagjinueshme se si Berisha ia la Himarën Greqisë me një kandidat nga Athina. Sikur Albin Kurti të vinin një përfaqësues të pakicave serbe ne Mitrovicë apo Pejë. Sikur Vetëvendosja të bënte aleancë me Listën Serbe e Radoiçiçit. Greqia ende nuk e ka hequr ligjin e luftës. Edhe përfaqësuesi  është pjesë e klanit grek në SHBA, ka synim helenizimin e Himarës. Nga 2 mijë veta duan të marrin kontrollin dhe të kenë kontrollin në jug të Shqipërisë.

Shpresoj që zoti Tavo të fitoj, jo se përfaqëson PS, por se nuk kontrollohet nga Athina apo Greqia. Do jetë garë shumë e ngushtë, di të them që do ndahet me 200 apo 300 vota. Uroj të humbasë Greqia. Athina po shpenzon miliona euro. Nga nesër shumë autobuzë do drejtohen drejt jugut të Shqipërisë, me bileta të paguara. Me njerëz që u është premtua pasaportë greke, punë. Mendoj se është garë e pabarabartë. Eksperienca tregon se ndikimi grek në këtë zonë është shumë e fortë. Tavo është personalitet dhe në zonat ku ka kandiduar ka pasur shumë vota të tijat personale. Nuk është pjesë e PS dhe nuk di se sa vetë nga PS e mbështesin. Shpresoj të zgjidhet në të mirë të Shqipërisë dhe Himara të mos jetë bastion i Greqisë.'

Ora 19:35
Spahiu: Berisha gënjeu për paktin me Ramën/ Gjykata Kushtetuese kërkoi lista të hapura! Ata të dy i mbyllën

Juristi Kreshnik Spahiu u shpreh në Report Tv se Berisha gënjeu sa i takon listave të hapura, se ato nuk i donte PS-së, në një kohë kur bëri marrëveshje me ta. Nga ana tjetër duke komentuar ndryshimet e ministrave në qeveri, Spahiu thekson se ato janë lëvizje të brendshme partiake.

'Mendoj se asgjë nuk ndryshon deri në zgjedhje. Lëvizje e brendshme dhe ka efekte partiake. Nuk ka asnjë interes për shqiptarët se cilat emrat ka ndryshuar Rama. Edhe sikur të marri Trump si ministër financash nuk mendoj se do ishte ministër aq i aftë për të ndryshuar buxhetin e Shqipërisë. Janë lëvizje elektorale. Irritimi është krejtësisht teatër. Kaosi teatër i madh i një partie që bëri marrëveshje me Edi Ramën. Nënshkroi një pakt të paimagjinueshëm për elektoratin. Ka dy elemente. Ndryshime ne qeveri erdhën dy ditë pas paktit Berisha Rama. Berisha e ka të pamundur ta justifikojë ke elektorati, gënjen publikisht. GJK ka kërkuar të kundërtën, kërkoi lista të hapura.

Berisha bëri pakt të hapur për ti mbyllur. Vendimi i Sali Berishës dhe PD ishte në kundërshtim me GJK por në akordim me PS  dhe Edi Ramën. Kanë zbatuar oreksin e PS. Habitem se Rama do kish bërë mirë ti kishte lënë nja dy ministri PD-së. E çuditshme për socialistët ka qenë heqja e disa personazheve dhe vendosja e disa njerëzve anonimë. Ndryshimet me njerëz teknikë asnjë herë nuk kanë qenë të suksesshme. Emërimi i njerëzve anonimë vret karrierën tek socialistët por edhe për njerëzit e tjerë. Të gjithë kemi qenë dëshmitarë në 2013 të ekipit të rilindjes, që të gjithë ata Rama i ka larguar. Nuk është normale dhe ka prishje kontrate me popullin.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ceco me bicak: 02/08/2024 09:02

    O Spahiu mbrapa qendron Saliu.

    Përgjigju
  • Saranda: 31/07/2024 16:07

    E ore Kreshnik me analizat e tua nga jasht Shqiperise. Te kujtohet kur ishe ne krye te Aleances kuq e zi? Dole mbi Sarande dhe shikoje me dylbi Korfuzin. Po tani ku i ke ushtaret e tu? Me flet si e ema e Zeqos maje thanes. Shqiperise i duhet nje permbysje totale qe te behet shtet. Po kush ta beje? Ne sot vazhdojme akoma ndarjen partizan dhe ballist.

    Përgjigju
  • Po mër po: 31/07/2024 07:49

    Shqiptarët nuk e duan më Shqipërinë, prandaj ikin e ajo digjet se ka ngel vetëm politika me shujt zjarret

    Përgjigju
    • Plus: 31/07/2024 09:00

      Plus që të gjithë janë dëshmitar sesi deti në bashkëpunim me pyllin ju afruan dhe rrethuan resortet e hotelet që më pas të sulmonin turizmin dhe qeverinë sipas opozitës.

  • ylli: 31/07/2024 06:34

    PLEHRAT O KRESHNIK DUHET TE DIGJEN NE INCENERATORE,,,JO NEPER RRUGE,,,DUHET SA ME SHPEJT TE NDERTOHEN INCENERATORE NE TIRANE,,DURRES,,VLORE,,SHKODER,,,KORCE SA ME PARE...

    Përgjigju
    • Bravo: 31/07/2024 12:34

      E nisëm ne po se si na u ndryshuan planet rrugës, se nga iken lekët, i Zot e di. 2 janë zakonisht mundësitë: 1. Kane humb vetë, 2. Fajin e ka Saliu.

  • Gjergj: 31/07/2024 00:20

    Njè shtet pa institucione sigurie funksionale. Policia dhe prokuroria,,siç na tregojnè transkriptimet e shèrbimeve tè huaja, vènè nè dispozicion drejtèsisè shqiptare, tè pèrfshira nè krim me qèllim pèrvetèsimi milionash. Shèrbimi informativ, inegzistent. Korrupsioni vret, djeg dhe prodhon Belerè. Çdo 6 muaj, njè ministèr i ri. Ata qè vijnè, jo vetèm qè nuk i njeh askush por edhe njohuritè e kandidatit pèr dikasterin qè duhet papritur "tè drejtojè", zero. Shqipèria drejtohet nga amatorè,,,pèr mos tè pèrdorur njè term tjetèr.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

FOTO/ Vrasja e Eduart Reçit! Ky është oficeri i policisë, akuzohet se qëlloi biznesmenin e ndërtimit! Arrestohet dhe i vëllai

FOTO/ Vrasja e Eduart Reçit! Ky është oficeri i policisë, akuzohet se qëlloi biznesmenin e ndërtimit! Arrestohet dhe i vëllai