DURRËS- Një sasi tritol është vënë mbrëmjen e sotme në derën e një dyqani në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:20, në fshatin Katund i të Ri.

Mësohet se një lëndë e vogël plasëse është vendosur në qepenin e jashtëm të derës së dyqanit. Dyqani është në pronësi 54-vjeçarit H. G.

Ende nuk dihen arsyet e kësaj ngjarjeje apo kush mund të jetë autori apo autorët.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.