Itali - Skiatorët në Siçili kanë kapur momente mbresëlënëse nga shpërthimi i vullkanit Etna, i cili ndodhi më 27 dhjetor, duke lëshuar shtëllunga të mëdha tymi në qiell.
Shkencëtarët e Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë lëshuan një paralajmërim të kuq për avionët, niveli më i lartë i rrezikut, megjithatë autoritetet deklaruan se fluturimet do të vazhdojnë normalisht në një aeroport aty pranë, përveç rasteve kur rritet rënia e hirit.
Etna, vullkani më i madh dhe më i lartë në Evropë, është një nga më aktivët në botë, ndaj shpërthimet ndodhin disa herë gjatë vitit.
Komente








