Llava e vullkanit ka goditur një varkë turistike në Hawai duke lënë të plagosur 23 persona në një barkë turistike, raportojnë zyrtarët amerikan. Kilauea quhet vullkani që shpërtheu ditë më parë në ishullin e Hawai-t në SHBA
Mësohet se një prej pasagjerëve theu këmbën, ndërsa të tjerë pësuan djegie të gradave të ndryshme, por asgjë e rrezikshme për jetën.
Të plagosurit po trajtohen në spital. Vullkani Kilauea nisi të aktivizohej në muajin maj dhe që nga ai moment vijon të nxjerrë gaz dhe shkëmbinj të nxehtë, duke shkatërruar kështu qindra shtëpi e ndërtesa të tjera në Hawai.