Të paktën 150 persona, nga të cilët më shumë se gjysma janë emigrantë, u evakuuan mëngjesin e sotëm nga një traget për shkak të zjarrit që shpërtheu në dhomën e motorit, njoftoi roja bregdetare italiane.
Trageti po udhëtonte nga ishulli i Lapmedusës drejt Porto Empedocle në Siçili.
Në traget ndodheshin 177 persona, 150 pasagjerë, nga të cilët 83 ishin emigrant dhe 27 anëtarë të ekuipazhit, tha autoriteti portual.
Të gjithë pasagjerët u dërguan në Lampedusa dhe Siçili, shkruan agjencia e lajmeve Ansa, ndërsa trageti është jashtë shërbimit dhe pritet te tërhiqet në port.
Në numër i madh emigrantësh mbërrijnë në Lampedusa çdo ditë pasi bëjnë kalimin e rrezikshëm të Mesdheut me synimin për të arritur në Evropë.
Nga ishulli ata më pas transferohen në qendra të tjera pritëse.
Pas një jave qetësie për shkak të motit të keq, ardhjet e emigrantëve rifilluan të premten, 29 shtator, në ishullin italian.
Nga qershori deri në gusht 2023, të paktën 990 persona u zhdukën ose u mbytën në Mesdheun qendror, trefishi i numrit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, sipas Unicef.
M.T/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Jeni dakord me nismën e Kishës Katolike për ndalimin e simboleve komuniste?
-
Po
32.3%
-
Jo
61.8%
-
Nuk e di
5.8%
Vota total: 6515
Lajme të tjera
-
Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët, kosto të larta e burokraci! Italia sheh si mundësi videokonferencat për shqyrtimin e kërkesave për azil
29 Nëntor, 14:48
-
EMRAT/ Trafik heroine Turqi-Shqipëri-Itali, mbyllen hetimet për 4 shqiptarët! Kush ishte ‘koka’ e grupit
29 Nëntor, 13:00
-
Itali/ Treni përplaset me kamionin, dy të vdekur dhe disa të plagosur
28 Nëntor, 22:06
-
Fluksi i emigrantëve nga Afrika dhe Lindja e Mesme, Finlanda mbyll kufirin me Rusinë
28 Nëntor, 20:45
-
Kishin fshehur 37 doza kokaine në kapakun e lavatriçes, arrestohen 2 të rinjtë shqiptarë në Itali
28 Nëntor, 20:10
-
Aksidenti me 3 të vdekur në Shqipëri zbulon bashkëpunëtorin e vrasjes së arkitektit në Itali! Detaje, si policia ra në gjurmët e Mërgim Lazrit! Pritet ekstradimi
27 Nëntor, 23:00
-
Itali/ Pjesë e grupit 'Poter-Al', sekuestrohen pasuritë miliona euro të trafikantit shqiptar (EMRI)
27 Nëntor, 13:30
-
Po kthehej në shtëpi me biçikletë pasi pa ndeshjen, makina përplas për vdekje të moshuarin shqiptar në Itali
26 Nëntor, 16:10
-
Kirurgu shqiptar në Itali dënohet me 20 muaj burg për ngacmim seksual brenda urgjencës së klinikës
26 Nëntor, 08:35
-
Itali, vrasja e 22 vjeçares nga i dashuri i saj, protesta masive në Romë! Mbi 500 mijë persona marshojnë kundër dhunës ndaj grave
26 Nëntor, 07:45
-
Sekretari i Brendshëm britanik i frustruar me planin për dërgimin e emigrantëve në Ruanda: Misioni është ndalimi i varkave, s’ka rëndësi mënyra
25 Nëntor, 20:47
-
Vala e emigrantëve nga Afrika drejt Spanjës
25 Nëntor, 19:03