BRITANI E MADHE- Pamjet e policit “hero” i cili mban në krahët e tij dy fëmijë të vegjël për t’i shpëtuar nga “shpërthimi” i zjarrit pranë një stacion metroje në Londër, po bën xhiron e botës.
Polici shihet teksa zbret shkallët me dy vogëlushët në krah, ndërkohë që mbrapa flakët përfshinë gjithçka.
Videoja e këtij momenti heroik po shpërndahet me shpejtësi në rrjet dhe po prek zemrat e shikuesve.
Një ditë më parë, në pjesën jugore të kryeqytetit britanik një zjarr masiv shpërtheu pranë stacionit “Elephant and Castle”, duke lënë banorët e zonës të frikësuar.
Si pasojë e shpërthimit, vetëm 1 person ka pësuar lëndime i cili është dërguar menjëherë në spital, për të marrë trajtimin e nevojshëm.
Dëmet materiale të shkaktuara nga ky zjarr janë tepër të mëdha, por fatmirësisht nuk është raportuar asnjë viktimë nga ky incident i papritur.