Një shpërthim ka ndodhur në një banesë në Kamëz, rreth orës 02:25 të mëngjesit të kësaj të diele. Një lëndë plasëse e vendosur në oborrin e banesës së shtetases së identifikuar me inicialet D.S, ka shpërthyer duke dëmtuar portën e jashtme. 

Nuk ka të lënduar nga ky shpërthim, por vetëm dëme materiale. 

Sipas policisë, dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një sasi e vogël lënde plasëse. 

Punohet për identifikimin e kapjen e autorit të ngjarjes.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com