Shpërthim fishekzjarresh në një fabrikë, të paktën 24 persona humbin jetën

Shpërthim fishekzjarresh në një fabrikë, të paktën 24 persona humbin jetën

Fabrika e diegur e fishekzjarrëve

Shpërthimet zinxhire që shpërthyen një fabrikë fishekzjarresh në Tultepec të Meksikës, kanë lënë të vdekur të paktën 24  persona mes të cilëve edhe një fëmijë.

Sipas raportimeve të mediave lokale nga 24 viktimat, 17 vdiqën në vend, ndërsa shtatë të tjerë u shpallën të vdekur në spital.

Kreu i Agjencisë së Mbrojtjes Civile të Meksikës Luis Felipe Puente, ka fajësuar tragjedinë keqpërdorimin e barutit dhe ilegalitetin e fabrikës, duke thënë se kompania nuk kishte autorizimin e nevojshëm qeveritar për të funksionuar. Ndërsa presidenti meksikan në largim, Enrique Peña Nieto, i ka shprehur ngushëllimet e tij të afërmve të viktimave dhe shërim të shpejtë të lënduarve në spital.

Çdo vit, qyteti mban një festival një-javor për të nderuar perëndinë e Shën Gjonit, të cilin meksikanët e konsiderojnë si  shenjtorin e tyre mbrojtës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja