Shpërthim i fortë në New York, 29 të
plagosur, Guvernatori: Akt terrorizmi

Shpërthim i fortë në New York, 29 të<br />plagosur, Guvernatori: Akt terrorizmi
Pak orë para se në New York të mbërrinte Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, një shpërthim eksplozivi ka tronditur mbrëmjen e të shtunës, lagjen Chelsea.  

Të paktën 29 vetë kanë mbetur të plagosur nga ky shpërthim. Disa prej të lënduarve janë banorë të një ndërtese 14-katëshe aty pranë, e cila përdoret zakonisht nga të verbrit e qytetit, për të banuar, mësuar dhe për shërbime të tjera, ndërsa pjesa dërrmuese kalimtarë të rastit, të cilët kanë goditur nga copat e xhamave të ndërtesës. 

Jo shumë larg nga vendi ku ndodhi shpërthimi ndodhet selia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku gjatë ditës së sotme do të mbahet samiti për emigrantët me pjesëmarrjen e Presidentit Barack Obama, kancelares Angela Merkel, kryeministrit Matteo Renzi dhe krerëve të lartë të 170 shteteve të tjera. Pjesë e këtyre punimeve është edhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati. 

Banorët e verbër të ndërtesës kanë qëndruar brenda sipas këshillës së policisë, por banorët e dy pallateve ngjitur janë larguar me urdhër evakuimi, pas frikës se mund të kishte edhe shpërthime të tjera. 

Nga të dhënat paraprake lënda shpërthyese ishte fshehur në koshin e mbeturinave, brenda një kanaçeje metalike.

Autoritetet po hetojnë rrethanat e shpërthimit. Guvernatori Andreëw Cuomo ka deklaruar se shpërthimi ishte akt terrorizmi dhe se autorët do të vendosen përpara drejtësisë, pasi nuk mund të prishin qetësinë e njerëzve.
 
"Shpërthimi në Nju Jork ishte akt terrorizmi. Ne ishim me fat që nuk qëlluam në vendngjarje. Çdokush që i vendos këto bomba, do të gjendet dhe do vendoset para drejtësisë.
 
Ne nuk do të lejojmë këto lloj njerëzish dhe këto lloj kërcënimesh të prishin jetën tonë në Nju Jork.
 
Kjo është liria, kjo është demokracia, dhe ne nuk do të lejojë që ata ta marrin atë nga ne...
 
Ata duan të rrënjosin terrorin, por ne nuk do ta lejojmë
' tha ai. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri