Shpërthim i fuqishëm bombe jashtë kishës në Athinë, dy të plagosur në Greqi
Mediat greke bëjnë me dije se shpërthimi ndodhi në një kuti metalike të lënë në trotuar jashtë kishës së Agios Dionisios në Skoufa, ku mbeti i plagosur një efektiv policie dhe një kalimtar.
Pamje nga vendngjarja
Redaksia 27 Dhjetor 2018, 11:13 | Përditesimi: 27 Dhjetor 2018, 12:03
Një shpërthim i fuqishmëm me bombë është shënuar orët e para të mëngjesit të sotëm jashtë një kishe në lagjen Kolanaqi, në kryeqytetin grek në Athinë. Sipas mediave vendase mësohet se shpërthimi i cili u dëgjua në qendrën e kryeqytetit grek Athinë ka ndodhur rreth orës 07:10 të mëngjesit me orën lokale, nga ku mbeti i plagosur një efektiv policie, i cili ndodhej me detyrë në zonë, si edhe një një i ri kalimtar afër kishës.
Policia nuk jep ende detaje se cili është shkaku i ngjarjes pasi në vendin e shpërthimit ndodhet një ndër kishat e mëdha të kryeqytetit grek, Shen Dhionisi ndërsa përballë saj një shkolle eksperimentale shtetërore.
Përveç rrezikut, oficeri i policisë i plagosur u shtrua në spital pas shpërthimit të një kurtie metalike, ndërsa i lënduar ka mbetur edhe një i ri në tempull, i cli u transferua në Spitalin Evangelismos për ndihmë të parë.
Alarmi në Kolonaki erdhi për shkak të shpërthimit të një pajisjeje shpërthyese, në kryqëzimin e rrugëve Lycabettus dhe Skoufa, pranë Tempullit të Shenjtë të Agios Dionisios Areopagitou.
Ende nuk dihet , por policia greke po heton për të zbuluar rrethanat e ngjarjes dhe për të kapur autorët.