Një shpërthim i fuqishëm eksplozivi është regjistruar në mesnatë në lagjen 'Hasan' të Fushë Krujës.
Lënda plasëse i ishte vendosur një makine të parkuar në oborrin e shtëpisë. Makina është në pronësi të Afrim Çekut, i cili sipas policisë nuk është me precedent dhe raportohet të ketë konflikte.
Nga shpërthimi nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme të shumta materiale. Ndërkohë që policia ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët.
Kjo nuk është hera e parë që në Fushë Krujë regjistrohen shpërthime tritoli, ndërsa vetëm një pjesë e vogël e ngjarjeve janë zbardhur.

Banesa ku ndodhej makina e parkuar
Komente











Enver Hoxha i rregulloi mirë fshatarët. Detyra e tyre ishte të punonin tokat dhe me ndihmë të ligjit të pashaportizimit i izoloi në vrimat e tyre të hershme ku u pollën për shekuj, se ndryshe bëjnë hatanë.. Rënia 30 vjeçare e shtetit shqiptar eshte si pasojë e prishjes së rregullit që impononte pashaportizimi ku fshataresia u derdh qyteteve si ortek deri nëpër pushtete. Ranë malet, u ngritën há let!
Përgjigju