Arrestohen 2 mjekë të QSUT dhe babai i Elmidin Dylit të plagosur në masakrën e Velipojës, morën rreth 400 mijë lekë për operimin e 17-vjeçarit

2 mjekë të QSUT dhe i ati i Elmidin Dylit, 17-vjeçari që u plagos në masakrën e Velipojës janë arrestuar për korrupsion pasiv. Në pranga ranë Serdi Memini, 34 vjeç, me profesion mjek kirurg ortoped dhe Ervin Sulaj, 45 vjeç, me profesion mjek anestezist reanimator pranë QSUT.

Mjekët akuzohen për korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike pasi i kanë marrë Ftabardh Dylit, i ati i 17-vjeçarit të plagosur, shumën prej 377.000 lekë të rinj dhe 55 euro, për operimin e të birit. Gjithashtu në pranga u vu edhe Fatbardh Dyli , 40 vjeç, banues në Shkodër, i akuzuar për korrupsion pasiv.

Ndalimi i dy mjekëve u bë në ambientet brenda Qendra Spitalore Universitare Tiranë, ku iu sekuestruar edhe shuma e parave që Fatbardh Dyli ua ka dhënë  për kryerjen e operacionit.

Arrestimi i tyre ndodhi gjatë operacionit të koduar "Bisturia", ndërsa materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

17-vjeçari Elmidin Dyli mbeti i plagosur në gju në përplasjen me armë në Velipojë në orët e para të mëngjesit të 27 qershorit 2021, ku familjet Ferracaku dhe Gocaj u përplasen pas një konflikti për disa metra territor plazh në Velipojë për vendosjen e shezlongëve. Nga përplasja me armë mbetën të vrarë 4 persona dhe 2 të plagosur mes të cilëve edhe adoleshenti.  Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Musaen Zeneli vetëm 20 vjeç mbeten të vdekur, ndërsa u plagosën Hasan Ferracaku dhe Elmidin Dyli.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pallmall: 04/07/2021 07:35

    Ore pabuksa mjeku ne cdo vend bote luan golf ne private club... ketu paguhet me 80mije lek qe dalin me pagu drita uje e me ble ushqime ne market jo te lagja... ketu vleresohesh me te rene shpatullave... nje mjek Ben 10 vjet shkolle shpeto jete cdo dite e me rrogen qe ka blen shpi mbas 20vitesh pune... as nuk i paragjykoj fare kur ja jep vete familjari... moralistet e ketij timit 1mil ndertime pa leje popull ligjshkeles i rregullt me bo moral I pari ikni llum ngopuni me propaganda rritje ekonomike

    Përgjigju
    • Hako: 04/07/2021 10:46

      Asnje rroge e vogel nuk justifikon qe te marri parate e pacientit, kjo nuk ha diskutim.Rroga ajo qe ka nenshkruar nr kontrate eshte, nese do me shume te punoje ne Gjermani apo ne privat.Mos i beni marshalla punes se keqe.

  • Eno: 03/07/2021 13:10

    Nuk ka mundesi te kene marre leke keta, pasi ne mjeket i kemi heronj. Dhe heronjte duhet te dalin ne proteste per keto arrestime te padrejta qe u kane bere kolegeve te tyre. Edhe ai Edvin Prifti nuk kishte marre leke, thjesht i kishte nga diplomat dhe nga shitja e tokes se gruas. Nese te gjjthe mjekeve inferimereve, gjyqtareve, prokuroreve, doganierve, tatimoreve etj, ti kontrollosh cdo dite kur dalin nga puna, do grumbulloheshin aq shume leke, sa do kompensohej gjoba e Becchetit ndaj shtetit tone….

    Përgjigju
  • Liku: 03/07/2021 12:59

    Mjere ai qe ka keq se spitali ka shume tire dhe keshtu do vazhdoje kjo pune deri sa te pastrohet nga xhambazet e spitalit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin