Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një park industrial në provincën e Sichuan të Kinës i cili ka lënë 19 të vdekur dhe 12 të tjerë të plagosur.

Autoritetet në qarkun Jiangan u shprehën se shpërthimi ndodhi në një fabrikë kimike e drejtuar nga Yibin Hengda Technology.

Fotot në mediat sociale kineze tregojnë një zjarr të madh dhe tym që po ngriheshin nga objekti. Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin, raporton BBC.

Ata që u plagosën në shpërthim janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Autoritetet kanë nisur një hetim. Zjarri shpërtheu mbrëmjen e së enjtes dhe u shua të premten në mëngjes.