Një shpërthim i fuqishëm është raportuar në një fabrikë ruse, e cila prodhon motorë për tanket dhe automjetet e blinduara ushtarake.
Pamjet e shpërthimit në uzinën në Chelyabinsk, e cila ndodhet në malet Ural pranë kufirit me Kazakistanin, janë bërë menjëherë virale në rrjet, raporton The Sun.
Autoritetet rusë nuk kanë dhënë asnjë arsye për shkakun e shpërthimit. Rikujtojmë se që pas nisjes së luftës në Ukrainë, shumë fabrika ruse që prodhojnë armatime janë goditur nga dronë kamikazë.
Kjo fabrikë është furnizuesi kryesor për motorët e tankeve T-72, T-90 Proryv, BMPT Terminator.
Gjithashtu që pas nisjes së luftimeve, fabrika përdorej për riparimin e mjeteve ushtarake të dëmtuara gjatë luftës.