Shpërthim i fuqishëm në një kantier ndërtimi në Tiranë

Shpërthim i fuqishëm në një kantier ndërtimi në Tiranë

Policia e Tiranës

TIRANË- Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar pas mesnate në një kantier në ndërtimi në Tiranë. Policia në një njoftim për mediat thotë se rreth orës 01:15 të 1 gushtit është dëgjuar shpërthimi i ngjashëm me tritol ose lëndë piroteknike.

Kantieri në ndërtim ndodhet në rrugën “Reshit Çollaku” në kryeqytet. Rrethanat ende nuk janë të qarta, por raportohet se nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale.

“Më datë 01.08.2024, rreth orës 01:15, në rrugën "Reshit Çollaku", në një kantier në ndërtim, është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike. Si pasojë nuk ka dëme materiale dhe as të lënduar”, njofton policia.

Grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës