Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në zonën e Drayton-it, pranë aeroportit HeathrowLondër. Sipas mediave britanike shpërthimi ka ndodhur në një magazinë pranë këtij aeroporti ku më pas falkët kanë përfshirë të gjithë objektin.

Sipas dëshmitarëve shpërthimi ka qënë i fuqishëm. Ndërkohë që rreth 40 zjarrfikëse klanë shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur neutralizimin e falkëve. Sipas zëdhënësve të zjarrfikëses rreth 15 persona janë evakuuar ku fatmirësisht nuk ka patur viktima dhe të plagosur por vetëm dëme materiale.