Vullkani Kilauea në Hawaii ka shkatërruar 26 shtëpi dhe po kërcënon qindra të tjera, pas shpërthimeve të reja që ndodhën ditën e diel.
Rreth 2 mijë njerëz janë evakuuar deri tani, ndërsa disa banorë u lejuan që të shpëtonin kafshët shtëpiake, por autoritetet thanë se nuk ishte i sigurt qëndrimi në shtëpi.
Gjatë natës llava arriti deri në 70 metër lartësi, ndërsa një tërmet me magnitudë 6.9 ballë goditi të premte ishullin.
Një banore e zonës tha për BBC se ishte e lumtur që u evakuua, pasi ajo po shikonte se çfarë po bënte llava.
Ndërsa Brenton Awa, një banor tjetër, tha: “Duke ditur se këto kafshë shtëpiake janë akoma në kafaze, në gardhe, ose në zinxhirë pa ushqim, zemra ime është e lënduar, kjo është një nga arsyet që kemi hyrë për të ushqyer disa prej kafshëve shtëpiake. Është thjesht e trishtuar. ”
Kilauea është një nga vullkanet më aktive në botë.