Një shpërthim i kontrolluar u kryhet mesditën e së hënës pranë Tunelit të Llogorasë. Sipas një njoftimi të Autoritetit Rrugor Shqiptar, në zonë u përdor një sasi e vogël eksplozivi për hapjen e trasesë së urës lidhëse. Shpërthimi u krye rreth një kilometër nga dalja e tunelit, në drejtim të Palasës. Sipas autoriteteve rrugore, procesi nuk pengoi qarkullimin e mjeteve. Punimet u koordinuan me Policinë e Shtetit për të garantuar sigurinë dhe menaxhimin e trafikut gjatë momentit të shpërthimit ndërsa pas tij, qarkullimi i mjeteve vijon normalisht
Komente











