Të paktën 24 persona janë plagosur, 4 prej tyre në gjendje të rëndë ndërsa dy të tjerë rezultojnë të zhdukur, pas një shpërthimi në ndodhur pasditen e së mërkurës në zonën e Val de Grace, në Paris. Një ndërtesë që ndodhej pranë një kishe u përfshi nga fkalët dhe një pjesë e saj është shembur. Mediat raportojnë se para shpërthimit ndihej një erë e fortë gazi.
Policia dhe prokuroria thanë se shkaqet e shpërthimi nuk janë përcaktuar ende. Në ndërtesën ku ndodhi shpërthimi, ndodhet një shkollë ndërkombëetare për dizenjim dhe drejtuesit e sistemit katolik të edukimit. Zona u rrethua nga kordonë policorë dhe 200 zjarrfikës u përfshinë në operacionin e shpërtimit.
Minisri i brendshëm, Gerald Darmanin u bëri thirrje njerezve të qëndrojnë larg zonës ku ndodhii shpërthimi. Ndërkohë shefi I policisë Lauren Nunez tha për mediat se flaket e zjarrit që u shhaktuan nga shpërthimi janë nën kontroll. Zona ku ndodhi shpërthimi ndodhet në jug të lagjes latine, një zonë mjaft e frekuentuar nga turistët dhe një vend ku gjatë verës qëndrojnë studentët e huaj.