Gara për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë, deri tani 8 kandidatë! Kush janë pretendentët, karriera dhe detyrat! JA EMRAT

Kur kanë mbetur vetëm pak orë nga afati i mbylljes së fazës së aplikimit për postin e drejtorit të Përgjithshmë të Policisë së Shtetit mësohet se deri tani zyrtarisht janë 8 emra që kanë dorëzuar kandidaturën e tyre.Gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com mëson emrat e tyre.

Emrat më potencialë deri tani janë ata me karrierë më të gjatë nga kandidatët e zyrtarizuar; Rebani Jaupi, Pëllumb Seferi dhe Ardian Çipa.

Drejtori i ri duhet të jetë aktualisht funksionar i Policisë së Shtetit, në detyrë dhe me gradë, gjë që pritet që përjashtojë të parin nga gara ish-kryepolicin Shemsi Premçi.

Mëngjesin e ditës së nesërme pritet të ketë reagim zyrtar për emrat kandidatë dhe listën e plotë, teksa do nisë edhe faza e garës. Komision Ad-Hoc me 3 anëtarë; drejtori i AMP, Sekretarja e Ministrisë së Brendshme dhe një punonjës i ministrisë.

Kandidatet deri tani për postin e drejtorit të Policisë së Shtetit
1- Pëllumb Seferi
2- Rebani Jaupi,
3- Adriatik Tafçiu,
4- Ilir Proda,
5- Altin Mena,
6- Ardian Çipa,
7- Idajet Faskaj,
8- Shemsi Prençi

Një emër i nëntë që pritet të aplikojë si kandidat është edhe drejtori aktual i Policisë Durrës, Skënder Hitaj. Kandidatët janë oficerë të lartë me gradat Drejtues dhe Drejtues i Parë, pasi grada është një nga kriteret kryesore që përfshin automatikisht me pikë vlerësimi kandidatin.

Lista me renditjen e emrave të renditur nga i pari me më shumë pikë i dërgohet ministrit të Brendshëm dhe ky në fund ia dërgon Kryeministrit, ku ka të drejtë të vendosë emrin e parë të preferuar dhe në fund është kreu i qeverisë që vendos.

Kush janë kandidatët, postet që mbajnë dhe karriera e tyre

1- Rebani Jaupi, një nga emrat më potencialë, nëndrejtor i Policisë së Shtetit, ka qenë dy herë drejtor i Policisë së Tiranës, drejtor në Berat, Drejtor i Rendit dhe Sigurisë në Policinë e Shtetit, i Antiterrorit në Tiranë, si dhe i Krimit Ekonomik në Departamentin Kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit. Aktualisht drejtor për Rendin dhe Sigurinë Publike, në Policinë e Shtetit. Një karrierë që përfshin nga vitet 2004 deri aktualisht.

2- Pëllumb Seferi, aktualisht drejtor i Departamentit të Marëdhënive Nderkombëtare

3- Idajet Faskaj, aktualisht shef i Interpol Tirana. Faskaj ka qenë drejtor i Drejtorisë së Mbrojtjes së Dëshmitarëve më parë dhe me detyra të tjera të larta, si kreu i Antidrogës në Policinë e Shtetit dhe drejtor i Drejtorisë Kundër Krimit të Organizuar në Policnë e Shtetit në dhjetë dekadat e fundit.

4- Adriatik Tafçiu, ish-shef i Kurikulave në Akademinë e Sigurisë, ka mbajtur edhe detyrën e ish-nëndrejtorit të Policisë Dibër më 2017, pas vitit 2018 nëndrejtor i Policisë së Lezhës.

5- Altin Mena, aktualisht nëndrejtor i Policisë së Lezhës, ish-nëndrejtor për Hetimin e Krimit Rendin dhe Sigurinë në Lezhë më 2023, ish-shef i Policisë Rrugore Lezhë më 2018, shef i Komisariatit Berat më 2022.

6- Ardian Çipa, aktualisht kryepolic i Gjirokastrës. Ish-shef i Komisariatit nr. 3 deri më 2005 dhe ish-shef i Krimeve, ish-drejtor i Policisë Elbasan, pas 2006, ish-drejtor i Policisë Tiranë 2013, ish-nëndrejtor i Policisë në Vlorë dhe Elbasan, në periudhën 2012-2013, ish-drejtor i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit deri më 2017. Shihet si një nga kandidatët potencialë.

7- Ilir Proda, drejtori aktual i Policisë së Elbasanit. Momentalisht i është marrë telefoni për verifikim në lidhje me dosjen e “Çopjave”. Më herët ka qenë edhe shef i Komisariatit nr. 2 dhe me detyra në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, deri në emërimin e tij në Elbasan.

8- Shemsi Premçi, ish-truproja e Sali Berishës deri në vitin 2005 kur ishte në opozitë dhe më tej me detyra të larta në Policinë e Shtetit, si drejtor qarqesh, kryesisht në Fier, Elbasan dhe Dibër. Ka drejtuar edhe forcat speciale, por edhe Emergjencat Civile në Ministrinë e Mbrojtjes pak vite më parë. Për shkak se nuk ka funksion aktual në Polici, një nga kriteret, pritet që të jetë ndër të skualifikuarit e mundshëm.

S.G/A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nensi: 18/09/2024 13:13

    Ardian Cipa nje figure e paster, dhe me miresjelje ndaj Qytetareve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të vendosë vota e diasporës fatin e zgjedhjeve 2025?



×

Lajmi i fundit

Vdekja e Gerti Bogdanit, reagon politika dhe qeveria: Na trondite me ikjen tënde, Gert!

Vdekja e Gerti Bogdanit, reagon politika dhe qeveria: Na trondite me ikjen tënde, Gert!